
Aktivistja Arilda Lleshi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh se protesta që ka hyrë në ditën e 19-të është një lëvizje heterogjene, ku marrin pjesë individë me bindje dhe interesa të ndryshme, por që bashkohen nga një kërkesë e përbashkët.
Sipas saj, protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë dhe të gjithë establishmentit të vjetër politik.
Njerëzit aty janë vërtet heterogjenë, por i bashkon një qëllim i përbashkët: largimi i qeverisë dhe i gjithë establishmentit politik që ka dominuar vendin ndër vite.
Thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” kanë lindur spontanisht nga vetë protestuesit dhe nuk janë imponuar nga organizatorët e protestës.
Këto thirrje kanë ardhur nga vetë njerëzit, jo nga ne që kemi qenë pjesë e protestës që në fillim.
Kjo tregon se ata nuk e shohin opozitën parlamentare si përfaqësuese të tyre dhe nuk ndihen të përfaqësuar prej saj.
Qytetarët kanë grumbulluar pakënaqësi ndër vite dhe po kërkojnë t’ua shprehin drejtpërdrejt klasës politike.
Njerëzit kanë një mllef të akumuluar dhe një dëshirë për t’ua shprehur politikanëve që nuk duan më t’i përfaqësojnë.
Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë kundërshti ndaj partive të reja, por ndaj të njëjtave figura politike që kanë qeverisur vendin prej vitesh.



