Kreu i shoqatës turistike “Arta” Ervin Sota tha në MCN Live se ka një rënie me 50 për qind të turistëve, dhe kjo është më e dukshme në plazhet e Jugut.
Sota theksoi se duhet një ndërhyrje urgjente, dhe se është e papranueshme që plazhet të uzurpohen në gati 100 për qind.

"Ka një rënie evidente në krahasim me vitin e kaluar. Ka një rënie 50 për qind, dhe është e dukshme në të gjitha plazhet, nga Veriu në Jug, edhe pak më tepër në Jug është ndjerë rrallimi i turistëve. Ka qenë aq evident saqë na ka vënë pak në alert. Ka disa faktorë. E para flitet për çmimet e shtrenjta. Ka patur një rritje të taksave në përgjithësi, faktori 1, dhe një rritje e pagave të punonjësve, duke mos i justifikuar çmimet vende vende, por është një sasi shumë e vogël që merret si shembull dhe propagandohet në rrjetet sociale. Fillimisht menduam se ndikoi Europiani, por duke i parë gjërat me lupë, plazhet janë të uzurpuara gati 100 për qind, dhe kjo është e papranueshme. Unë kam qenë për ndarje 50 me 50 për qind. Është e pamundur që të uzurposh 100 për qind plazhet dhe të arrijmë në këtë gjendje për turizmin. Në momentin që ke 50 për qind të plazheve të lira, ti s’e imponon tregun se është kërkesë-ofertë. Ne kërkojmë që shërbimet të ofrohen me një çmim korrekt, që turisti të mos ndihet i abuzuar, i vjedhur. Na ka penalizuar edhe liberalizimi i vizave me Kosovën, por jo vetëm. Për faj të 10 për qind të abuzuesve merren si shembull, dhe turisti s’thotë isha në ‘X’ biznes, por isha në Vlorë dhe u abuzova. Ne jemi të parët që s’duam të ndodhim këto. Në Vlorë ka një gjerë shërbimesh dhe elacisticitet çmimesh për çdo nivel turisti. S’është e vërtetë që ka abuzime për bukën, dyfish, trefish. Ksamili është shembulli numër një për uzurpimin e plazheve dhe brigjeve, dhe nivelin esktrem të çadrave dhe shezlongëve. Gjej rastin që qeveria t'i çlirojë një orë e më parë plazhet! Duhet 50 për qind me 50 për qind.”



