Gjiganti rus i teknologjisë, transferon një pjesë të madhe të aktivitetit në Serbi

Gjiganti rus i teknologjisë, transferon një pjesë të madhe të aktivitetit në Serbi

Yandex është një kompani shumëkombëshe, me seli në Moskë, e cila synon kryesisht përdoruesit që flasin rusisht, duke ofruar 70 produkte dhe shërbime të lidhura me internetin, duke përfshirë transportin, shërbimet e kërkimit dhe informacionit, tregtinë elektronike, navigimin, aplikacionet celulare dhe reklamat në internet.

Pas sanksioneve perëndimore, të cilat kanë prekur si kompaninë, ashtu edhe themeluesin dhe CEO-n e saj Arkady Volozh (ky i fundit ka dhënë dorëheqjen), kompania ka vendosur të transferojë një pjesë të madhe të aktiviteteve të saj në Serbi, duke hapur një mega zyrë në Beograd, duke marrë me qira një ndërtesë e madhe për 700 vende pune.

Sipas Regjistrit të Biznesit të Beogradit, kompania ruse regjistroi një zyrë përfaqësie të Yandex Technologies Belgrade LLC në fillim të muajit qershor.

Themeluesi i organizatës së regjistruar në Serbi është Petr Popov, i cili deri në fund të muajit prill drejtoi Yandex Technologies LLC dhe grupin e biznesit të kërkimit, reklamimit dhe shërbimeve cloud.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy