
Në 13 vjetorin e përkujtimit të tragjedisë së Gërdecit avokati Dorjan Matlija, shpreh bindjen se për dosjen e pambyllur të 21 janarit, tashmë janë pjekur kushtet për ta zbardhur ne tërësi.
Në një intervistë për “FactCheck”, Matlija thotë se çështja tashmë ka mundësi teknike dhe juridike për tu zbardhur.
Po e besoj se mund të ndodhi, ekzistojnë mundësitë teknike. Gjithçka që u bë këto ditë si diskutim janë moduset juridike se si do zgjidhet kjo, por çështja varet dhe nga mundësitë teknike.
Mundësitë teknike janë, po qenë ato, kjo çështja do të zbardhet,
Shteti shqiptar nuk ka kapacitet pa pasur partnerë por pikërisht se ka edhe partnerë unë besoj do zgjidhet sepse ka gjëra konkrete që e çojnë drejt zgjidhjet konkrete.
Sa i takon vrasje së Alek Nikes, janë dy anë që kapët vraja e tij një ane është se kush ja mori jetën konkretisht si individ dhe çështja e dytë me urdhër të kujt.
Ne deri tani dimë se struktura se nga ka dal predha vrastare është e Gardës së Republikës, nuk mund të vihen ende gishti se cili është individi që ka shtirë mbi të, kjo është përgjegjësia e çështjes së predhës, dha nga ana tjetër është çështja e urdhrave që ka prapa një vështirësi tjetër se ato audiot që janë bërë të dosje së fundit, shkojnë deri në një afër pike, pra duhet sqaruar më tej. Besoj se çështja ka një mundësi teknike dhe juridike për tu zbardhur, unë them se kjo do kalojë një rrugë të gjatë deri aty.
Për mua pjesa më e rëndësishme është se si do bëhet hetimi me pas, nuk është e rëndësishme se kush dhe si e bën, porse si bëhet hetimi.



