Gazetari Robert Papa në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me planin ekonomik të Kamela Harris për të cilin u shpreh se më tepër është retorikë për të siguruar vota.
Ai tha se gjithçka pritet të vendoset pas debatit të 10 shtatorit, ndërsa theksoi se si Harris dhe Trump janë dy persona që urrehen dhe se Amerika meriton për më mirë.
Sipas tij, pavarësisht se është e vështirë të përcaktohet se kush është favorit nga dy kandidatët, aktualisht më mirë paraqitet Harris se Trump.
Më në fund Kamala Harris ka folur dhe kjo ka bërë që media e djathtë ta sulmoi. Më shumë është retorikë, por dhe kampi tjetër duke akuzuar shkon drejt retorikës. E majta ka programe të tilla por për Amerikën dhe realitetin këtu duken të parealizueshme. Ka ndodhur në vitet ‘70, kur qeveria ka dashur të kontrollojë çmimet, në fakt inflacioni ka nisur të bjerë, por Harris tregon diçka për të marrë më shumë vota me këtë lloj propagande, nga ana tjetër dhe Trump kalon në ekzagjerime kur thotë se do ulë faturën e energjisë me 50%, por si, kjo është e pamundur.
Mbetet e vështirë të thuhet se kush do fitojë.Çdo gjë do vendoset pas debatit të 10 shtatorit dhe pollet pas 15 shtatorit do jenë ato që do e tregojnë. Harris në fakt është e majtë radikale dhe kërkojnë ta paraqesin në media si moderatore për të marrë vota. Fushata po shkon te 80 ditëshi i fundit. Tërheqja e Biden solli dikë që njihet si mediokre, por duke u ngritur dhe ajo ka fuqi të fitojë.
Si senatore ka pasur qëndrime drastike, ka qenë shumë më e butë në luftën kundër krimit, njihet si mbretëresha e abortit, por po e mbajnë me printer siç thash, por dhe Trump nuk është se po shpalos ndonjë platformë ekonomike. Ata duan që Trump ta nxjerrin tek shprehja që ai ka thënë ‘unë jam ky që jam’, por kështu nuk fitohet.
Trump tani është në panik pasi me dorëheqjen e Biden ai mbetet i moshuari. Shenjat e panikut janë konferencat e shtypit. Problemi i Trump është se ai nuk mund të përdorë gjuhën e përdorur në 2016 sot në 2024. Është një luftë kulturore. Harris dhe Trump janë dy persona që urrehen dhe Amerika meriton për më mirë.
I pyetur se cili nga kandidatët është favorit, Papa shprehet se kjo është e vështirë të përcaktohet tani, por thekson se Harris është më mirë se Trump.
E thash te vota totale janë aty-aty, nuk besoj se Harris do marrë 80 mln votat që mori Biden. Harris ka mbështetjen ëall stret. Duke qenë 3-4% nuk dihet se si shkon, por aktualisht ajo është më mirë se Trump. Rreth 75% nuk duan as ti përmendësh me fjalor racist dhe Trump këtë e di, ndërsa te ekonomia amerikanët janë të gjithë bashkë. Votuesi amerikan është i zgjuar mund të zgjedhin Harris si presidente, por nuk i japin fuqinë në senat.



