Sejamini: Rama ka luksin të merret me politikën e jashtme, se brenda pushteti nuk i rrezikohet

Sejamini: Rama ka luksin të merret me politikën e jashtme, se brenda pushteti nuk i rrezikohet

Gazetari Neritan Sejamini thotë se pushteti i pakufizuar që ka grumbulluar Edi Rama i ka dhënë atij luksin të merret me politikën e jashtme. Sejamini tha se këtë luks ia jep opozita e fargmentuar dhe media që nuk e kritikon.  

Do të duhet një zgjidhje politike për krizën në Kosovë. ata që duan këtë duan që palët të ulen pa shumë pretendime. Rama po e luan këtë rol për hir të SHBA për t’i mbajtur pak nën presion, për të mos i lënë që shqiptarët të bëhen të gjithë bashkë për të pretenduar më shumë seç duhet. Zoti Rama ka mundësi ta bëjë këtë gjë sepse pushteti i tij është i parrezikuar. Imagjinoni nëse do të bënte këtë sikur pushteti i tij të varej nga një votë e vetme në Parlament. Nëse pushtetin do të kishte të rrezikuar.. ne kemi një pushtet të konsoliduar të tij, një opozitë të fragmentuar një media që nuk e kritikon. Kjo ka bërë që Rama ta braktisë politikën e brendshme dhe ka luksin të merret me politikën e jashtme. Parlamenti i lutet vetëm të vijë. Ai mund të ikë të merret edhe 2-3 muaj me çështje ndërkombëtare dhe asgjë nuk i rrezikohet.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy