Vaksinimi i policisë, Rebani Jaupi thirrje partive: Respektoni masat gjatë fushatës

Vaksinimi i policisë, Rebani Jaupi thirrje partive: Respektoni masat gjatë fushatës

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë një deklaratë për mediat nga stadiumi ‘Air Albania’ atje ku po vaksinohen efektivët e policisë.

Ai ka bërë një bilanc të shifrave të covid në radhët e policisë, ndërsa theksoi se 8 efektivë fatkeqësisht humbën jetën, ndërsa 8 aktualisht janë të infektuar.

Mes të tjerash ai i ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që të respektojnë masat e vendosura për shkak të koronavirusit, pavarësisht se jemi në fushatë zgjedhore.

Edhe pse deri tani disa nga shkelësit e këtyre masave janë gjobitur tha Jaupi, ai nënvizoi se qëllimi i tyre nuk është të krijojnë acarime mes politikanëve dhe policisë.

Në ambientet e mbyllura kemi vendosur gjoba. Iu behet thirrje partive politikë në mënyrë të vazhdueshme. Ne nuk duhet të jemi shkaku i acarimit mes politikanëve dhe policisë. Gjithsecili duhet të ruajë distancimin, pavarësisht se jemi në fushatë. Iu bëj thirrje subjekteve politike që t’i kërkojnë përkrahësve të tyre që të respektojnë masat mbrojtëse, duke vendosur maskat”, tha Jaupi.

Deklaratat e tij vijnë në një moment që në vend ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kryeministri Edi Rama komenton pothuajse çdo ditë takimet e kryedemokratit Basha duke folur për “dy botë”, në krahasim me fushatën që po bën sipas tij PS.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy