Dy persona të armatosur grabisin një banesë në Lushnje, e moshuara e vetme në shtëpi përballet me autorin me thikë në dorë

Dy persona të armatosur grabisin një banesë në Lushnje, e moshuara e vetme në shtëpi përballet me autorin me thikë në dorë

Dy persona të armatosur kanë kryer një grabitje në banesën e shtetasit Agron Nezha, në fshatin Kosovë e Vogël në Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30 të ditës së shtunë, kur në banesën që shihni në fotografi ka qenë brenda vetëm një  grua e moshuar. Sipas informacioneve shuma e grabitur ka qenë 5 milionë lekë të vjetra dhe bizhuteri floriri.

Njëri nga grabitësit ka hyrë direkt në dhomën e gjumit në katin e dytë dhe me thikë në dorë ka hapur sirtarin e komodinës ku mbaheshin paratë dhe arturinat.

E moshuara, Zeqine Nezha, ka parë hajdutin të veshur me kostum jeshil, me kapuç në kokë dhe dorashka të kuqe dhe ka thirrur emrin e djalit të saj.

Më pas hajduti është larguar së bashku me shumën e parave.  Siç shikohet nga kamerat e sigurisë së banesës, ai ka ulur kokën duke zbritur shkallet, ndërsa një tjetër person me armë në dorë e priste jashtë.

Pas ngjarjes ka ardhur policia e Lushnjes e cila është vënë në kërkim të autorëve. Kjo është hera e tretë që vidhet e njëjta banesë në këtë fshat dhe asnjë nga autorët nuk është gjetur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy