41-vjeçari Taulant Toma i cili u arratis dje nga burgu i Operas në Milano përdori një sharrë, pinca dhe darë për të prerë hekurat e qelisë së tij.
Mediat italiane raportojnë se Toma preu dritaren dhe zbriti me çarçafë.
Dënimi i 41-vjeçarit do të përfundonte në tetor të vitit 2048, ndërsa thuhet se kjo është arratisja e tij e katër nga një burg.
Për herë të fundit Toma u arratis në vitin 2013 nga një burg në Parma së bashku me një shokun e tij.
41-vjeçari vijon të jetë ende në arrati.



