
Një gjykatës në El Salvador urdhëroi arrestimin e 17 personave, përfshirë ministrin aktual të Barazisë Sociale, për përfshirjen në një rast korrupsioni që dyshohet se është drejtuar nga ish-presidenti Mauricio Funes (në foto).
Ky i fundit, i ndodhur në ekzil në Nikaragua që prej shtatorit 2016, akuzohet se ka përdorur fondet publike për të paguar udhëtimet e tij, faturat spitalore dhe rimobilimin e shtëpisë.
Mes të dyshuarve për përfshirjen në skemën e korrupsionit është Vanda Pignato, ish-gruaja e Funes, ministri aktual i Barazisë Sociale dhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë.
Qeveria e majtë e presidentit Salvador Sanchez Ceren, i cili ka qenë zv.president, por nuk dyshohet të ketë gisht në këtë rast abuzimi, e mbështeti vendimin e gjykatës.
Funes, ish-gazetar, 58 vjeç, e qeverisi vendin e varfër të Amerikës Qendrore nga viti 2009-2014 dhe e solli për herë të parë në pushtet, që prej luftës civile të viteve 1980-1992, partinë e themeluar nga ish-guerrilas të majtë.



