Përplasja për mandatin, Lapaj: Shabani u përdor si “kali i Trojës”, ka qenë gjithmonë me mendimin e keq

Përplasja për mandatin, Lapaj: Shabani u përdor si “kali i Trojës”, ka qenë gjithmonë me mendimin e keq

Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tha se koalicioni i tij arriti të sigurojë 64 mijë vota dhe kjo gjë për “politikën e vjetër” ishte një lloj “kërcënimi” dhe e vetmja mënyrë e tyre për të sabotuar ishte duke përdorur “kalin e Trojës” brenda koalicionit. 

Sipas Lapajt “Nisma Thurje” e cila ishte pjesë e koalicionit, në momentin e djegies së mandateve tregoi që kishte patur gjithmonë një mendim të keq.

“Ajo që ka ndodhur është e vërteta pa rroba e dy njerëzve që e kanë ndërtuar atë. Ne kemi 64 mijë votues dhe u doli jashtë parashikimeve dhe kur e panë që nuk e joshën dot drejtuesin e kësaj lëvizjeje, përdorën kalin e Trojës për të ndalur misionin për listat e hapura. Ne kemi gjetur saktësisht “thembrën e Akilit”. Nuk qe puna e një mandati, por të ndalohej modeli i atyre që vijnë përmes garës. 

Ne vendosëm politikisht të dëgjonim vullnetin qytetar në atë periudhë, duke i shtrirë dorën për koalicion subjekteve politike të reja. Nga këto subjekte pranoi “Nisma Thurje”, por siç e patë subjekti në fjalë paska qenë që në krye të herës me mendimin e keq. Unë nuk jam një politikan i zakonshëm, sepse nuk jam i shkolluar për të dhe as të trashëguar.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy