RENEA dhe FNSH në Vlorë/ Ruçi: Mes të arrestuarve Santiljano Basho, pati konfrontim në lokal me efektivët civilë (VIDEO)

RENEA dhe FNSH në Vlorë/ Ruçi: Mes të arrestuarve Santiljano Basho, pati konfrontim në lokal me efektivët civilë (VIDEO)

Gazetari Edi Ruçi në një raportim për MCN Live dha detaje mbi operacionin e zhvilluar dje në mbrëmje nga RENEA dhe FNSH në Vlorë. 

Burimet e policisë së Vlorës bëjnë me dije se është arrestuar Santiljano Basho vëllai i Tesi Bashos të arrestuar më 16 tetor 2019 në Selenicë, si dhe 5 persona të tjerë. 

Tesi Basho i identifikuar si një prej personave më të rrezikshëm në Selenicë. I vëllai i tij mësohet me dënim përjetë edhe në Itali për drogë, armë dhe falsifikime. "Kanë qenë në një lokal duke konsumuar kafe në momentin që ka pasur ndërhyrje nga efektivët civilë. Ka pasur konfrontim fizik mes personave të shoqëruar dhe efektivëve civilë. Më pas kanë ndërhyrë FNSH dhe Forcat RENEA duke bërë arrestimin e personave në fjalë. Janë sekuestruar dy armë zjarri pistoletë dhe një sasi e konsiderueshme parash", raporotn gazetari. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy