Përçarjet te Aleanca për Shqiptarët/ Snopçe: Taravari nuk është shkarkuar si kryetar, Kuvendi i Selës jo legjitim

Përçarjet te Aleanca për Shqiptarët/ Snopçe: Taravari nuk është shkarkuar si kryetar, Kuvendi i Selës jo legjitim

Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Halil Snopçe foli në edicionin e lajmeve në MCN TV për përçarjet në radhët e partisë Aleanca për Shqiptarët. Snopçe thotë se shkarkimi i kryetarit Arben Taravari nga Zijadin Sela nuk është legjitim, pasi bëhet fjalë sipas tij për një Kuvend farsë, ku shumica nuk merrnin pjesë. Sipas Snopçes, Taravri është kryetar legjitim i Aleanca për Shqiptarët, pasi Kuvendi që ka vendosur shkarkimin e tij nuk ka pasur kuorumin e duhur. Deputeti thotë se qëllimi i opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut është përmbysja e komunizmit të BDI-së. 

Aleanca për Shqiptarët që nga themelimi i saj në fund të vitit 2015, u themelua me tentativë që të përmbysë qeverisjen korruptive dhe kriminele të BDI-së dhe ka qenë kritikuesja më e madhe ndaj fenomenëve devijante të qeverisjes në Maqedoni. Ishim faktor vendimtar në rrëzimin e Gruevskit. Ne ishim shpresa e vetme e shqiptarëve të Maqedonisë për të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Te pjesa maqedonase shpesh ndërrohen partitë, ndërsa te pjesa shqiptare mbi 20 vite është një parti shqiptare në qeverisje, dhe është detyra jonë ta përmbysim këtë komunizëm te pjesa shqiptare dhe të sjellim demokracinë. 

Aleanca për Shqiptarët duhet të rikthehet në veprimin e saj të natyrshëm, që të jetë parti opozitare, që të vazhdojmë synimin tonë, që të përmbysim këtë komunizëm te pjesa shqiptare, dhe vendosëm t’i bashkojmë votat te opozita shqiptare. Një pjesë e anëtarësisë tonë ishin kundër që ne të shkojmë me opozitën. Arben Taravari kryetari i partisë kërkonte që të mbahej Kuvendi i partisë për të diskutuar këtë mundësi, por kjo kërkesë u refuzua nga kryetari i Kuvendit qendror, ish-lideri Zijadin Sela, për shkak se ato kishin indikacione që shumica e kuvendarëve të Aleancës për Shqiptarët ishin pro idesë së Taravarit. Në pamundësi të një veprimi tjetër Taravari doli me një status në Facebook ku ftoi anëtarësinë që të mbështesin atë për të shkuar me opozitën shqiptare, dhe kjo ishte një shtyrje që qeveria të shkarkonte disa drejtorë tonët, dy ministra shqiptarë. Qeveria u referua statusit të Taravarit, por ajo ishte vetëm një ftesë për zgjedhjet e radhës, nuk ishte për qëndrimin tonë që të vazhdojmë deri në fund të mandatit. Vendimi i parë i këtij kryeministri shqiptar ishte shkarkimi i drejtorëve dhe ministrave shqiptarë! Imagjinoni çfarë paradoksi, vendosën që pas një statusi në Facebook, të marrin vendime të tilla.

Z.Taravari nuk është shkarkuar sepse në Kuvendin qendror që mbajtëm ne Kumanovë, prej 140 kuvendarëve, ishin prezentë 76 . Shumica e kuvendarëve legjitimë janë në përkrahje të Taravarit, ai ka përkrahjen edhe nga Kryesia Qendrore. Shkarkimin e vendosi një Kuvend farsë. Kuvend jo legjitim, ata s’kanë pasur as kuorum. Është vendimi i një tubimi partiak. Ne kemi autorizuar kryetarin Taravari që të zhvillojë bisedime me opozitën shqiptare që të përmbysim këtë komunizëm. Z.Taravari është kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dhe ne kemi përkrahjen e votuesve. Valën e ndryshimeve s’ka kush ta ndalë. Z.Taravari mund ta shkarkojë vetëm Kongresi, asnjë organ tjetër. Synimi ynë është që ta politizojmë pak edhe BDI-në, pasi një parti s’është politike nëse s’ka qenë asnjëherë në opozitë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy