Dorëhiqet qeveria në Liban

Dorëhiqet qeveria në Liban

Qeveria e Libanit ka dhënë dorëheqjen për shkak të zemërimit në rritje të qytetarëve, të cilët prej ditësh protestojnë në sheshin kryesor të Bejrutit.

Largimin e qeverisë së kryeministrit Hassan Diab e paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan.

Ai u tha gazetarëve se Diab do të shkonte në pallatin presidencial për të "dorëzuar dorëheqjen në emër të të gjithë ministrave".

Hassan e bëri këtë deklaratë pas një takimi të kabinetit qeveritar në Bejrut, ndërsa Diab njoftoi dorëheqjen pak orë më vonë.

Protesta masive përfshinë vendin pas shpërthimit shkatërrues të javës së kaluar.

Me dhjetëra mijëra qytetarë libanezë dolën në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Demonstruesit fajësuan qeverinë për shpërthimin, pas konkluzionit se një sasi nitrati ishte ruajtur në port për vite me radhë në kushte të pasigurta.

Ministrat e Mjedisit, Informacionit dhe Drejtësisë në Liban i kanë bërë publike dorëheqjet e tyre mes protestave në vazhdim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy