Hije trukimi në ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu

Hije trukimi në ndeshjen Flamurtari-Skënderbeu

Nxihet kampionati Shqiptar i futbollit. Atë të cilën të gjithë e kemi thënë disa herë nën zë, në korridoret mediatike dhe në kafenetë sportive për shit-blerjen e ndeshjeve duket se tashmë ka marrë jetë. Në prag të ndeshjes së fundit të kampionatit ku korçarët e Skënderbeut do të udhëtojnë në Vlorë për të zhvilluar ndeshjen e fundit në kampionat, ndeshje e cila përcakton edhe kampionin e këtij sezoni, vjen edhe skandali më i madh sportiv i vitit.

 

Burime anonime te Policise se Shtetit kane deklaruar per TemA TV  se po hetohet për një takim të dyshimtë midis personave pranë Presidences se FC Skenderbeu dhe një personi të dyshimtë të botës se bixhozit në qytetin e Vlores, inicialet e të cilit janë O.B. Po të njëjtat burime thanë se dyshohet që personi ne fjale ka marre nje shume te konsiderueshme parashë, shumë e cila shkon në rreth 100.000 euro.

 

Burimet policore konfirmojnë se këto para do të përdoren për të garantuar blerjen e disa lojtarëve të Flamurtarit si edhe për t`i “dhuruar” kështu titullin e 6 rradhazi “Ujqërve të Dëborës”. Flamurtari ndodhet në vendin e 8-të të renditjes në Superligën Shqiptare me 35 pikë e njekur menjëherë nga Ballshiotët e Bylis me 32. Në rast barazimi në ndeshjen Flamurtari – Skëndërbeu Vlonjatët sigurojnë qëndrimin mes më të mirave të kampionatit shqiptar, por rrezikohet kampionati për Korçarët. Këtu lindin edhe problemet, pasi në rast humbjeje të Flamurtarit, qëndrimi i tyre kompromentohet, pasi rrezikojnë rënien në kategorinë e parë, gjithmonë nëse Bylis merr një fitore në ndeshjen e fundit të kampionatit.

 

Per momentin pritet vazhdimi i hetimeve por nese konfirmohet ky informacion i ardhur në zyrat e TemA TV i bie që ky të jetë skandali më i madh i ndodhur ndonjëherë në superligën shqiptare. Shit-blerja e ndeshjeve është një fenomen që ka zënë mjaft hapsirë si në mediat vendase ashtu edhe ato të huaja. Gjithashtu disa ndeshje kanë kaluar për hetim edhe në prokurori. Do ishte mirë që ata persona që ndërhyjnë për të bërë manipulimin e ndeshjeve të distancohen nga këto akte. Këta përsona po njollosin sportin më të dashur për shqiptarët siç është futbolli. Duke marrë shkas edhe nga karakteri krenar Vlonjat si edhe nga hijet e mëdha të dyshimit për trukime ndeshjesh, lind natyrshëm pyetja, a do e lënë vlonjatët krenarinë e tyre menjanë, dhe të blihen me para për të rrënuar kështu  një kulturë sportive që e karakterizon këtë qytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy