10 mijë ushtarë në terren për përmbytjet në Spanjë, Sanchez: Operacioni më i madh në kohë paqeje

10 mijë ushtarë në terren për përmbytjet në Spanjë, Sanchez: Operacioni më i madh në kohë paqeje

10 mijë ushtarë krahas mijëra specialistëve të tjerë kanë zbritur në terren në Valencia të Spanjës për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet.

Është operacioni më i madh i Forcave të Armatosura të Spanjës në kohë paqeje. Qeveria do të mobilizojë të gjitha burimet për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Mediat vendase shkruajnë se numri i viktimave ka shkuar në 213. Prioriteti aktual i forcave të emergjencës në terren është të dërgojnë sa më shumë ndihma, pasi shumë qytetarë janë të bllokuar dhe ekziston rreziku i përhapjes së sëmundjeve.

Njerëz që qëndrojnë në ujë me shtylla të gjata.

Ndërkohë, shpresat për gjetjen e të mbijetuarve janë rritur teksa grupet e shpëtimin gjetën një grua, gjallë, pas tre ditësh bllokuar në një parking makinash.

Këto janë përmbytjet më të rënda që përballet Spanja prej dekadash. Shkencëtarët thonë se fenomenet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta në Evropë.

 Meteorologët argumentojnë se ngrohja tej normales e Mesdheut, luan rol kyç duke i bërë shirat më të rrëmbyeshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy