Meta lançon Meta AI dhe sfidon ChatGPT.

Aplikacioni do të përdorë modelin Llama për të vepruar si një asistent i inteligjencës artificiale për përdoruesit.
Iniciativa, thuhet në një shënim, përfaqëson hapin e parë në ofrimin e një përvoje gjithnjë e më sociale, intuitive dhe të personalizuar të inteligjencës artificiale, e cila mund të pasqyrojë më mirë botën dhe përvojat e përdoruesve.
Meta AI do të përfshijë një funksion të përmirësuar zëri, për t'u lejuar njerëzve të zhvillojnë biseda pa ndërprerje.



