Ironia e Blushit: Lul Berisha e ka punësuar Gjushin në Bashkinë e Durrësit

Ironia e Blushit: Lul Berisha e ka punësuar Gjushin në Bashkinë e Durrësit

Deputeti Ben Blushi ka komentuar lirimin e Lulzim Berishës nga burgu dhe rolin e kryebashkiakut të Durrësit. Në një postim në Facebook, Blushi ironizon atë që shpesh e ka quajtur si “lidhja e fortë e Rilindjes me krimin”.

Postimi i Blushit

Amerikanët thonë se Gjushi i ka premtuar Gjykatës të punësojë Lul Berishën në Bashkinë e Durrësit. E kanë gabim. Lul Berisha e ka punësuar Gjushin ne Bashkinë e Durrësit. Pra ky i fundit e ka plotësuar Formularin e Punës që ndryshe njihet si Formulari i Rilindjes. Para Gjushit të njëjtin Formular e ka plotësuar Elvis Roshi, Arben Ndoka, Mark Frroku, Klement Balili dhe shumë shokë të tjerë të Edi Ramës që janë ende në Parlament. Ja pra pse nuk bëhet vetingu për gjyqtarët: që të lirohen të gjithë nga burgu. Kush do të kuptojë pse s'na pranojnë në Europë të lexojë Formularin e Rilindjes!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy