"Bilardo"/ Shehi: Në Shqipëri sot ka ardhur një kapitalizëm i egër. Ka 20 oligarkë dhe një masë fukarenjsh

"Bilardo"/ Shehi: Në Shqipëri sot ka ardhur një kapitalizëm i egër. Ka 20 oligarkë dhe një masë fukarenjsh

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha në emisionin “Bilardo” se sot ka ardhur në Shqipëri një kapitalizëm i egër. Shehi vë në dukje se kapitalizmi ynë ka prodhuar 20 oligarkë dhe një masë fukarenjsh. Problemi sipas tij nuk është pasurimi në bazë të rregullave të tregut, por futja e duarve në buxhetin e shtetit.

Tani ka ardhur kapitalizmi i vërtetë! Kjo që është e majta në Shqipëri, qeveria e Ramës, ky është kapitalizmi më i egër. Ky s’ka lidhje fare as me çështjet sociale, as me të majtën. Gjysma e parave të buxhetit shkojnë në PPP e koncesione. Merr ndonjë punëtor koncesion apo PPP?! Jo. Nga ky lloj shteti që ka ngritur, nga kjo lloj ekonomie fitojnë 20-30 vetë. Ky është kapitalizmi më i egër. Le të vij ndonjë më i majti këtu që ka lexuar Marksin, dhe ta diskutojmë këtë punë. Ky është absurdi dhe kontradikta e shoqërisë sonë, e demokracisë sonë.

Edhe kapitalizmi më i egër prapë ka ca rregulla morale, ka ca limite, i thotë atij privatit shfrytëzojë punëtorin dhe fito, por nuk i thotë vidh paratë e shtetit. Ky kapitalizmi jonë jo vetëm ka prodhuar 20 oligarkë dhe një masë fukarenjsh, por këto fusin duart edhe në paratë e shtetit. Këta janë bërë pasanikë duke vjedhur shtetin shqiptar, se po të ishin bërë duke ndërtuar si nëpër botë, është dakord. Këta punojnë të gjithë me para publike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy