Samiti i Berlinit/ Rama pritet nga Merkel, zbehen shpresat për çeljen e negociatave para vjeshtës (VIDEO)

Samiti i Berlinit/ Rama pritet nga Merkel, zbehen shpresat për çeljen e negociatave para vjeshtës (VIDEO)

Liderët e vendeve të rajonit janë mbledhur në kryeqytetin gjerman për Samitin e Berlinit. Në orët e pasdites, kryeministri Rama është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, gjatë takimit është diskutuar mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Po ashtu, Rama ka folur edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet në fund të muajit maj.

Megjithatë, çështja e hapjes së negociatave duket se është diçka që do të presë edhe për disa kohë. Sipas DW, e cila u referohet burimeve diplomatike, Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit.

Po sot, kancelarja gjermane është takuar edhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, një tjetër vend i rajonit që gjithashtu aspiron anëtarësimin në BE.

Edhe pse shihet si mbështetëse e çeljes së negociatave, Merkel nuk mund të marrë asnjë vendim pa miratimin e Bundestagut. Sërish sipas DW, e cila citon qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave. Burime nga CDU/CSU thonë se vendimi i tyre do të shtyhet në shtator.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy