Debatet rreth Zgjedhores/ Gjiknuri: Duhen ndryshime kushtetuese, Hajdari: Po i bëhet bisht Reformës Zgjedhore, i shkelin syrin njëri-tjetrit

Debatet rreth Zgjedhores/ Gjiknuri: Duhen ndryshime kushtetuese, Hajdari: Po i bëhet bisht Reformës Zgjedhore, i shkelin syrin njëri-tjetrit

Pas përfundimit të mbledhjes se Këshillit Politik për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se ekspertët paraqitën një sërë propozimesh.

Në një prononcim për mediat, Gjiknuri u shpreh se ka ndasi mes palëve për çështjen e administratës zgjedhore dhe Kolegjit Zgjedhore, ndërsa bëri thirrje që negociatorët të mos jenë nën trysninë e deklaratave politike.

‘Në mbledhjen e radhës ramë dakord të zgjidhim pikat e mbetura. Kemi marrë raportin për financimet nga Këshilli i Europës. Në fund do të lëmë cështjet themelore, si administrimi, kolegji zgjedhor, u mirëkuptuam që debati të vijojë duke ruajtur princimet. Kryeministri i është referuar parimit, rekomandimi i OSBE ka qenë i hershëm, depolitizim. Vendimmarrja të jetë jashtë partive, por mos u hiqen të drejta si garant përmes rolit që kanë për të ndjekur procesin, jemi duke diskutuar, nuk mund të them kush është formula. Nuk ka pse deklaratat politike, nuk mund të përdoren si sebepe për të ikur nga tavolina, palët riangazhuan vetëveten për të qëndruar në tavolinë. Negociatorët nuk kanë pse të jenë në presionin e deklaratave politike. Vendimet politike, unë nuk jam aty që të bëj romanin tim, jemi parti politike, por kemi mandat të plotë për të negociuar, duhet të punojmë. Ka një formë tjetër, e ka thënë edhe Rama se është gati të ulet me Bashën në tavolinë. Ne vendosëm që ekspertët të vijojnë punën që nesër’, tha Gjiknuri.

Mes të tjerash, ai tha se në mbledhjen e ardhshme do të diskutohet për financimin e partive.

Rudina Hajdari, përfaqësuesja e Opozitës së Re në Këshillin Politik që u mblodh paraditen e sotme, ka shpërthyer kundrejt të gjithë pjesë marrësve të tjerë në mbledhje.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, Hajdari tha se në këtë mbledhje i është bërë bisht Reformës Zgjedhore, çështje për të cilën supozohet që u mblodh dhe vetë Këshilli Politik dhe është diskutuar për deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Me tone të forta shpërthyese, Hajdari tha se askush nga politikanët nuk mendon për demokracinë e qytetarëve. Ajo shtoi më tej se do të arrijë që të krijojë liri dhe demokraci për popullin shqiptar, duke e cilësuar këtë gjë, si arsyeja kryesore, për të cilën u kthye në vendlindje.

“Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë një gjë. Këshilli Politik nuk është një tryezë ku diskutohet se çfarë thanë kryetarët e Partive. Po diskutohen edhe mandatet. E dini pse ndodh kjo? Sepse kur mundohet të diskutohet për Reformën Zgjedhore, këta i bëjnë bisht dhe i shkelin syrin njëri-tjetrin. Këta nuk kanë asnjë lloj garancie në mënyrë që për shqiptarët të ketë një garë të ndershme mes shqiptarëve. Unë do vazhdoj betejën time për ndryshimin e vendit. Në këtë vend nuk ka liri dhe demokraci. Unë në Shqipëri erdha për të forcuar këto dy drejtime. U quajta tradhëtare kur shpreha mendimin tim në Parlament. Këtë betejë do ta çoj deri në fund. Le të më bashkohen të gjithë shqiptarët për të ndryshuar Sistemin Zgjedhor. Këta i kanë gjërat e tyre në rregull. Unë kam besimin që çdo demokrat real do më bashkohet në këtë betejë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Momenti është tani. Të gjithë ata që kanë humbur shpresën në këtë ven, duhet të luftojnë për këtë gjë,”- tha Hajdari.

Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi deklaroi se 'Edi Rama bëri një tentativë për procesin politik dhe teknik. Ne i bëmë të qartë PS-së që kushtet që kemi vendosur me propozimet tona, janë aty, nuk tërhiqemi nga ato, jo vetëm kërkohet vullnet politik që e garanton qeveria transitore dhe Rama në asnjë mënyrë nuk do të ketë mundësi të marrë administratën zgjedhore duke emëruar militantë të veshur si të pavarur nga administrata, po ashtu edhe kolegjin zgjedhor për të vënë vulën.

Opozita jo vetëm nuk do të çedojë në të gjitha garancitë që ndërvite i janë dhënë procesit dhe opozitës, por do i shtojmë garanci të tjerë, që do ta bëjnë më të vështirë manipulimin. Por vullnetin politik e garanton vetëm një qeveri transitore. Shumica u tërhoq nga ato qëndrime që dje Edi Rama bëri. Ai prononcim pikërisht në momentin që Këshilli po fillonte punën, ishte tentativë për ta nxjerrë nga binarët, se nuk i intereson produkti konsensual, do ta miratojë me ndryshimet e tij, që administrata të jetë e emëruar prej dhe tij dhe Kolegji që ti vendosë vulën. Sot debati ishte i fokusuar te kjo cështje, jo detajet e propozimeve konkrete, bëmë të qartë se cdo zgjidhje për administratën dhe kolegjin, s'ka për ti dhënë mundësi shumicës ta bëjë të vetën”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë, mbledhja e radhës e Këshillit Politik do të mbahet ditën e hënë.

12:25h-Debate Gjiknuri-Vasili/ Ndërpritet mbledhja e Këshillit Politik

Mbledhja e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve prej orës 10:30 është ndërprerë për disa minuta, pas debatit të fortë mes Damian Gjiknurit dhe Petrit Vasilit.

10:09h-  Reforma Zgjedhore/ Mblidhet sot tryeza e Këshillit Politik

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të mbështesë nga ana logjistike takimin e sotëm të grupit të punës të Këshillit Politik, në Pallatin e Kongreseve.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bën të ditur se kjo mbështetje bëhet për të lehtësuar diskutimet dhe punën konkrete për reformën zgjedhore.

Në takimin e tyre të parë online, të hënën, anëtarët e grupit të punës së Këshillit propozuan që takimin e ardhshëm ta zhvillonin rreth një tryeze, për të pasur një mjedis pune më të efektshëm, njofton Prezenca e OSBE-së.

Prezenca do të mundësojë sallën e mbledhjes, që lejon respektimin e masave të distancës së sigurisë për COVID-19, si dhe do t’i pajisë pjesëmarrësit me maska, doreza dhe higjienizues.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të mblidhet pa prezencën e gazetarëve për të diskutuar lidhur me disa prej çështjeve për reformën zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy