KPA konfirmon shkarkimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci

KPA konfirmon shkarkimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Përmetit, Pashk Gjaci

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të largojë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Pashk Gjaci.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi Gjacin në mars të 2019-së për probleme në të tri kriteret e rivlerësimit.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për  ankimin e subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Pashk Gjaci. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Gjaci ka punuar si avokat për një dekadë deri në vitin 2010 kur u emërua kryetar i Gjykatës së Përmetit, ndërsa të ardhurat e tij të vetëdeklaruara rridhnin nga puna si avokat, nga paga si gjyqtar, nga paga e bashkëshortes si dhe nga fitimet nga pronat e patundshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy