Xama: Buxheti për mbrojtjen është minimal, asetet e ushtrisë janë keqmenaxhuar

Xama: Buxheti për mbrojtjen është minimal, asetet e ushtrisë janë keqmenaxhuar

Gazetaja Ola Xama tha në studion e MCN Live se vetëm vitin e fundit Shqipëria ka përmbushur standardin e NATO-s që të akordojë për ushtrinë 2.4 % të buxhetit.

Sipas Xamës ky buxhet është minimal dhe se gjithë këtë kohë asetet e ushtrisë janë keqmenaxhuar.

Shqipëria edhe pse ka qenë një vend anëtar i NATO-s vetëm së fundmi ka arritur që të përmbushë standardin dhe të ketë 2.4% të buxhetit sa është e vendosur nga NATO për ushtrinë. Në asnjë nga vitet e tjera nuk ka arritur të përmbushë këtë detyrim. Buxheti për mbrojtjen është minimal, ne nuk jemi një vend në konflikt.

Ne jemi një vend që nga NATO marrim më shumë sesa japin edhe pse të jesh vend anëtar duhet të plotësosh disa kushte.

Asetet e ushtrisë më shumë janë keqmenaxhuar dhe janë zhveshur, sesa është investuar. Nëse Shqipëria, para 30 vitesh ka pasur buxhet që shumica e tij shkonte për mbrojtjen, armët, bunkerët, rezervat ushqimore vëmendja nga ky buxhet është zbehur në këto 3 dekada.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy