Drogë në Greqi, arrestohet greku, shpallet në kërkim shqiptari

Drogë në Greqi, arrestohet greku, shpallet në kërkim shqiptari

Një 24-vjeçar grek i arrestuar dhe një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim është bilanci i një operacioni të Antidrogës së Artës, në autostradën që lidh Janinën me Athinën.

Sipas burimeve policore helene, 24-vjeçari po udhëtonte në bordin e një automjeti “Citroen” me targa greke, pronë e shtetasit shqiptar, në momentin kur u ndalua nga agjentët e Antidrogës. 

Gjatë kontrolleve të kryera në automjet u gjetën 21.7 kilogramë kanabis, të fshehura në filtrin e ajrit, në pjesën e mbrapme të gomave dhe prapakolpit të makinës. 

Menjëherë të riut grek iu vunë prangat, ndërsa shtetasi shqiptar u shpall në kërkim për shkak se rezulton pronar i mjetit, shkruan TCH.

I arrestuari iu tha agjentëve se së bashku me shqiptarin, 38 vjeç, e kishin marrë drogën në kufirin shqiptaro-grek dhe do ta dërgonin atë në Athinë, ku dhe do ta shpërndanin në një nga zonat e konsumit të narkotikëve. 

Përveç lëndës narkotike, 4 telefonë celularë dhe automjeti i përdorur u sekuestruan, ndërsa 24-vjecari u la në burg deri në mbylljen e hetimeve.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy