Përmbytjet në Gjermani/ Lula: Katastrofa më e madhe natyrore që pas Luftës së Dytë Botërore

Përmbytjet në Gjermani/ Lula: Katastrofa më e madhe natyrore që pas Luftës së Dytë Botërore

Përmbytjet në Gjermani, kanë shkaktuar një numër të madh të vdekjeve dhe të zhdukurve në këtë shtet.

Redaktorja e MCN, Alida Lula, në një raportim në Berlin, tha për edicionin e lajmeve, se deri më tani Gjermania nga moti i keq dhe vërshimet, ka humbur 103 persona, dhe mbi 1 mijë e 300 të tjerë kondirohen të zhdukur, duke e cilësuar këtë katastrofë natyrore, si më të madhën e kësaj natyre që pas Luftës së Dytë Botërore.

“103 viktima dhe mbi 1300 të zhdukur, nga ta, 12 persona që kanë vdekur kanë qenë persona me aftësi të kufizuar, të cilët në një qendër sociale, gjatë përmbytjeve, kanë ngecur dhe nuk kanë arritur të dalin, për shkak të aftësive fizike të kufizuara.

Kjo konsiderohet si njëra nga katastrofat më të mëdha natyrore, që pas Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që edhe ne vitin 2020 ishte një tjetër katastrofë me përmbytjet në Gjermani, e cila shkaktoi 21 viktima, porse kjo konsiderohet ndër katastrofat më të mëdha historike”.

Gazetarja Lula, tha në raportimin e saj, se Shtabi i Emergjencës ka raportuar për 55 perosna të cilët janë shpëtuar dhe u kënë bërë thirrje banorëve që të mos kthehen në shtëpitë e banimit, deri në rregullimin e situatës emergjente.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy