Thaçi: Nuk ka komb kosovar, ka vetëm një identitet shtetëror të Republikës së Kosovës

Thaçi: Nuk ka komb kosovar, ka vetëm një identitet shtetëror të Republikës së Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se shqiptarët nuk janë të përçarë pavarësisht përpjekjeve.

Thaçi këto komente i ka bërë në Universitetin Europian të Tiranës, derisa po fliste për identitetin mes Tiranës dhe Prishtinës, debat ky i kohëve të fundit.

Më poshtë është shkrimi i plotë i Thaçit:

Dje isha i ftuar si folës në forumin e organizuar nga Universiteti Evropian i Tiranës me studentë, akademikë dhe personalitete të shquara të Shqipërisë.

Pas prezantimit që bëra për integrimet euroatlantik të Kosovës dhe rajonit, me studentët bashkëbiseduam për tema të politikës së jashtme dhe të brendshme.

Ata më pyetën për debatin për identitetin mes Tiranës e Prishtinës. Lidhur me këtë, theksova se nuk ka komb kosovar, ka vetëm një identitet shtetëror të Republikës së Kosovës.

Ka pasur gjithmonë përpjekje për t’i përçare shqiptarët, por nuk kanë arritur as në kohëra të vështira, as sot në liri.

Pati interesim edhe për zgjedhjet në Maqedoni. Thashë se shqiptarët duhet të nxjerrin mësime nga këto zgjedhje, ta analizojnë mirë tendencën e votës dhe të ndërtojnë një platformë unike politike për të ardhmen.

Ajo duhet të përfshijë zgjidhjen e çështjes së emrit njëherë e përgjithmonë dhe të zhbllokojë rrugën euroatlantike të Maqedonisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy