
Gazetari i ekonomisë Lorenc Rabeta në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me shifrat e bëra publike ku rezulton se kemi tkurrje me lejet e ndërtimeve.
Ai u shpreh se shifrat e dhëna janë joproporcionale dhe se në Shqipëri një pallat shitet për 13 muaj, ndërsa në SHBA për rreth 2 javë.
Sipas tij bregdeti është duke u mbushur me vila luksoze dhe jo hotele, ndërsa theksoi se vihet re që kemi një rritje të apartamenteve luksoze, kemi grupe kriminale që po investojnë në pasuri të paluajtshme.
Shifrat flasin për zhvillime tërësisht joproporcionale sa i përket tregut të ndërtimeve në Shqipëri. Po të shohim zhvillimin e turizmit këto vite na çon në mendje se duhet të kemi më shumë hotele, por në të vërtetë ajo që ne kemi janë kullat. Apartamentet e shtrenjta blihen për investime apo luks. Jemi në një zhvillim jo proporcional.
Shohim tkurrjen e hoteleve dhe nga ana tjetër rritjen e banesave luksoze. Kemi 170 mijë apartamente bosh. Kemi dhe rënie të shitjes së apartamenteve, një pallat në Tiranë shitet për 13 muaj, në SHBA për 2 javë dhe Serbi 3 muaj. Të gjitha këto sjellin ujë në atë që ne mendojmë si zhvillim joproporcional.
Kemi dhe një tkurrje të shitjeve për 2024 por kjo lidhet me pritjen për rivlerësimin që prek ndërtimet e vjetra. Shqetësuese është bumi i lejeve ku kemi rreth 8 kulla të reja. Kem i shumë ndërtime stok për çfarë po ndërtojmë apartamente kur mund të ndërtojmë hotele. Kemi 30% tkurrje të hoteleve për këtë 6 mujor.
Kulla është produkti që prodhon fitime shumë të larta në terma afatshkurtra. Është si provë e asaj që në Shqipëri tregu i ndërtimit po vihet në shërbim të tregut me qëllime jo të qarta, disa prej kullave po ndërtohen nga para të siguruara nga qëllime jo të qarta. Nëpër banka më rezulton se ndërtuesit nuk marrin shumë kredi, pra grupet kriminale po investojnë në pasuri të paluajtshme.



