Inter mposht Genoan me "manita" dhe paralajmëron Barcelonën (VIDEO)

Inter mposht Genoan me "manita" dhe paralajmëron Barcelonën (VIDEO)

Interi e ka vijuar me ecurinë e fitoreve të njëpasnjëshme në Serie A, pasi e mposhti Genoan në San Siro me rrezultatin e thellë 5 me 0.

Vetëm 14 minuta nga nisja e takimit, i kishin mjaftuar skuadrës së Luciano Spalletit për të kaluar në epërsi, pasi që Roberto Gagliardini kishte arritur ta shënonte golin e parë të ndeshjes, përmes ndihmës së Joao Marios, raporton Gazeta Express.

Dy minuta më vonë, Mateo Politano arriti ta dyfishojë rezultatin, kur arriti ta mposhtë përsëri portierin e Genoas, Andrei Radu. Edhe në këtë gol, vendimtar u tregua Joao Mario, i cili arriti ta bëjë asistimin e tij të dytë në këtë ndeshje.

As pjesa e dytë nuk filloi në mënyrë më të mirë për Genoas, pasi që vetëm katër minuta pasi kishte filluar kjo pjesë, Interi e shënoi edhe golin e tretë të ndeshjes, përmes golit të dytë të ndeshjes për Gagliardinin.

Joao Mario, i cili kishte arritur t’i bëjë dy asiste në këtë ndeshje, në minutat e fundit të ndeshjes arriti ta shënojë edhe një gol, për ta thelluar rezultatin kështu në 4-0, e vetëm pak minuta më vonë Radja Nainggolani shënoi përsëri për ta bërë rezultatin 5-0.

Në këtë ndeshje, përveç tre pikëve, tifozët e Interit gjetën edhe një arsye tjetër për t’u gëzuar pasi që Radja Nainggolan u kthye pas lëndimit të tij që e kishte marrë gjatë ndeshjes kundër Milanit. Ai hyri në fushë në minutën e 87-të për ta zëvendësuar Marcelo Brozovicin.

Me këtë fitore, Interi u ngrit në pozitën e dytë në tabelën e Serisë A, vetëm tre pikë larg Juventusit, që ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e vlefshme për këtë javë. Ndërsa, Genoa mbetet në pozitën e 11-të dhe tani ka një ecuri prej katër ndeshjeve pa asnjë fitore.

Ndeshja e radhës për Interin do të jetë në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës në shtëpi, ndërsa në fundjavë do të udhëtojë për ndeshjen kundër Atalantas.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy