Xhafaj: Investimet u ndaluan në Shkodër për tu përdorur si armë kundër qeverisë. Opozita nuk ka projekte, por premtime

Xhafaj: Investimet u ndaluan në Shkodër për tu përdorur si armë kundër qeverisë. Opozita nuk ka projekte, por premtime

Deputeti socialist Etjen Xhafaj deklaroi se nga fushata që po bëjnë po komunikojnë me bazën, votuesit, por edhe elektoratin gri tu kërkuar bilancin e katër viteve punë në bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, aty ku dhe është i deleguar, nëse ka pasur problematika dhe ku janë ato në mënyrë që të shtohen në programin e punës në katër vitet në vijim.

Në një lidhje me MCN Live, lidhur me bashkitë e falimentuara, Xhafaj tha se akuzat e opozitës nuk kanë qenë vetëm për Bashkinë e Kavajës apo ato bashki në vështirësi financiare që kanë pasur borxhe më shumë se 100% e të ardhurave, por edhe në bashkitë e tjera ka pasur akuza ku akuzohet për vjedhje dhe korrupsion.

Për borxhin e Bashkisë Kavajë, ashtu si në bashkitë e tjera ky borxh është i akumuluar ndër vite dhe ka të bëjë me periudhat e mëparshme.

Vetëm me buxhetin e dy viteve të fundit është përgjysmuar ky borxh dhe po menaxhohet që burimet e nevojshme të jenë në ndihmë të qytetarëve.

Aktualisht të gjitha bashkitë kanë akumuluar në periudhat e mëparshme një borxh mbi të ardhurat e tyre, shumë ka qenë edhe në varësi të menaxhimit.

Një nga borxhet kryesore të akumuluara, është mospagesa e energjisë elektrike që ka më shumë se 25 vjet që ndodh.

Pandemia dhe efektet e tërmetit janë gjëra që janë menaxhuar dhe me buxhetet e bashkive dhe nuk mund të uleshin borxhet në ato vite, kur buxhetet duhet të shkonin për ndihmë sociale.

Sa i takon fushatës, Xhafaj deklaroi se nuk fokusohet tek pompoziteti, por tek qytetarët, duke zgjedhur mbjelljen e pemëve.

Sipas tij, ka nevojë për më tepër investime, kujdes dhe paga më të larta, por tha se një pjesë po adresohen nga qeveria dhe një pjesë po adresohen në programet për të dyja bashkitë.

Në vijim tha se Kavaja ka një nevojë për urbanizim që peshon fort mbi financat e Bashkisë Kavajë dhe nuk mund të përballohet vetëm nga ajo, ndaj ne jemi në komunikim me Ministrinë e Finanacave.

Nuk besoj se Rama ka gjuhë më tepër denigruese, se ajo që thirremi çdo ditë nga opozita ku thirremi me gjithfarë epitetesh.

Në asnjë moment nuk e kemi thirrur Berishën terrorist, apo si mafioz, edhe pse ka vulën e Sekretarit të Shtetit i deklaruar si person non grata.

Dhe nuk besoj se ky është lajtmotivi ynë në fushatë. Synimi ynë është të shikojmë përpara dhe të mos e kthejmë më kokën mbas.

Kemi persona përballë që kanë një CV shumë të pasur me gjëra negative, se nëse kanë 30 vite nën lupën e opinionit publik për atë që kanë bërë, është e pritshme çfarë mund të bëjnë nëse arrijnë rezultatin e fitores së mundshme.

Përkundrazi Kryeministri nuk ka folur aq shumë sa ka folur herët e tjera. Ne jemi duke akuzuar për angazhim të gjithë administratës.

Para 10 vitesh gjithë stafi i postës dhe me veshjen e punës ngjisnin postera nëpër Tiranë. Akuzohemi se po përdorim bashkëpunimin qeveri-pushtet lokal si një armë për kërcënim.

Fondet dhe investimet publike në kohën e Ramës si kryebashkiak jo vetëm i mohoheshin, por i shkatërroheshin si te mbikalimi i Zogut të Zi.

Investimet janë ndaluar në Shkodër për tu përdorur si armë kundër qeverisë, për të na akuzuar si monist.

Kemi një rast tipik ku hajduti bërtet kapeni hajdutin dhe e vetmja mënyrë që kanë për tu mbrojtur është të akuzojnë.

Kjo ka qenë retorika e tyre që në momentin që ranë nga pushteti.

Xhafaj tha ndër të tjera se programet po diskutohen me qytetarët në komunitete dhe është një mënyrë shumë më pa zhurmë se sa përballja.

Nga opozita nuk janë projekte, po ideale, se në fund të ditës nuk kanë pasur as buxhet, as afat kohor dhe premtimet nuk janë program.

Ne që kemi qenë në pushtet lokal në katër vitet e fundit, do jemi ende aty në detyrë. Në momentin që mbaron numërimi duhet të bëjmë llogari, se kemi cipë në faqe.

Mandati i katër viteve të fundit ka qenë ndër më të vështira. Këto nuk janë programe, por pretendime dhe synime, apo persijatje. Siç është pretendimi për transportin falas në Tiranë.

Këto lloj pretendimesh nuk janë programe. Prioriteti primar i çdo bashkie, përtej premtimeve të kandidatëve, është që t’u shërbehet qytetarëve.

Ne e kemi vullnetin që të përballemi si me qytetarët dhe me kundërshtarët. Qytetarët e kanë parë se kush i ka rindërtuar kopshtet, shkollat dhe shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti.

Nocioni i urrejtjes ka 32 vite që dëgjohet nga të gjitha qeveritë.

Ne sipas opozitës jemi të gjithë të këqij gjithë kohës dhe asnjë ndihmë nuk është dhënë se është në shërbim të qytetarëve, por është dhënë se ka qenë pjesë e keqbërjes masive.

Kemi bërë vlerësim dhe analizë për kryetarët e bashkive, për të vendosur për kandidim.

Ai deklaroi se Partia Socialiste është e bashkuar në zgjedhje, edhe mund të ketë disa diferenca në opinione por se janë një familje e madhe që shkojnë të gjithë të bashkuar në zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy