Pasagjerja gjermane dërgohet me urgjencë nga kroçera në spitalin e Vlorës

Pasagjerja gjermane dërgohet me urgjencë nga kroçera në spitalin e Vlorës

Sot, në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:00, një anije kroçere me emrin AIDA Blu, e cila po lundronte pranë gadishullit të Karaburunit, njoftoi për një emergjencë mjekësore në bord.

Qendra NdërOperacionale Detare, në bashkëpunim me institucionet detare të zonës së gjirit të Vlorës, si Roja Bregdetare, Kapiteneria e Portit Vlorë dhe Policia Kufitare Vlorë, organizuan menjëherë operacionin e ndihmës.

Pasagjerja, një shtetase gjermane 61-vjeçare, u transportua me shpejtësi nga kroçera në tokë dhe më pas u shoqërua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore të nevojshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy