
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen akuzoi Rusinë se po përpiqet të "shantazhojë" bllokun me gaz, pasi gjiganti rus i energjisë Gazprom ndaloi furnizimet në Poloni dhe Bullgari.
“Njoftimi i Gazprom është një tjetër përpjekje e Rusisë për të na shantazhuar me gaz. Ne jemi të përgatitur për këtë skenar. Ne jemi duke hartuar përgjigjen tonë të koordinuar të BE-së”, tha von der Leyen në “Twitter”.
“Evropianët mund të besojnë se ne qëndrojmë të bashkuar dhe në solidaritet me shtetet anëtare të prekura”, shtoi ajo.
Në një deklaratë tjetër, von der Leyen tha se një takim midis grupit të koordinimit të gazit të BE-së ishte duke u zhvilluar për të hartuar një përgjigje.



