Rusia nuk do të jetë në gjendje të zhvillohet e izoluar nga e gjithë bota, një skenar që nuk është i destinuar të materializohet, pavarësisht sanksioneve perëndimore.
Dhe nuk do të bëjmë. Është e pamundur në botën e sotme të lëshohet një dekret dhe të ngrihet një gardh i madh. Është thjesht e pamundur.
Kështu ka deklaruar presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një takimi të Këshillit për zhvillim strategjik dhe projekte kombëtare, transmeton Ria Novosti.
Moska u godit nga sanksionet perëndimore pasi trupat e saj pushtuan Ukrainën.



