Kontrata e lobimit rus në SHBA/ Basha merret si i pandehur nga Prokuroria (VIDEO)

Kontrata e lobimit rus në SHBA/ Basha merret si i pandehur nga Prokuroria (VIDEO)

Prej ditës së djeshme prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për çështjen e lobimit rus nga PD-ja, duke marrë të pandehur kryedemokratin Lulzim Basha, ish-sekretarin e kësaj partie Arben Ristani dhe ekonomistin Ilir Dervishi.

Tashmë dosja për lobimin rus është dërguar në Gjykatën e Tiranës.

Prokuroria ka pushuar ndaj tyre akuzën për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Basha, Ristani dhe Dervishi akuzohen për “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve.”

Ndërkohë pritet të merret në pyetje Nik Muzini në SHBA pasi kërkon garanci nga shteti shqiptar.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë e PD, për të njoftuar kreun e kësaj partie Lulzim Basha, se ndaj tij kanë përfunduar hetimet për lobimin në SHBA përmes kompanisë offshore Biniata Trade.

Basha do të shkojë në Gjykatën e Tiranës si i pandehur për lobimin 675.000 dollarë në SHBA.

Kjo është hera e dytë që lideri i opozitës përballet me drejtësinë në Gjykatë, pas akuzave për korrupsion në ndërtimin e Rrugës së Kombit si ministër i Transporteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy