Deri në 300 euro për person, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim për transport ilegal emigrantësh

Deri në 300 euro për person, 4 të arrestuar dhe 2 në kërkim për transport ilegal emigrantësh

Policia e Elbasanit ka goditur një grup që u jepte ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Në operacionin e koduar “Rrezja 1”, u vunë në pranga katër shtetas, ndërsa u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan për shtetasit: Xhulian Drymishi, 29 vjeç dhe Romeo Drymishi, 23 vjeç, Eralbi Koliqi, 21 vjeç si dhe Jorid Muceku, 22 vjeç.

Si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit Artur Salianj, 40 vjeç dhe Sandri Krasta, 32 vjeç, të dy banues në Durrës.

Sipas bluve, këta persona, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetasit Gentian  Sula dhe Ardenis Dreni (të cilët janë arrestuar më datë 28.09.2020), kryenin në mënyrë të organizuar veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve me origjinë nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke bërë transportimin e tyre nga Korça drejt Tiranës, kundrejt fitimit 250-300 euro për person.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë të ndryshme, kanë transportuar një numër të konsiderueshëm personash, të cilët janë bllokuar nga shërbimet policore, pa mundur të kalojnë kufirin.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 6 automjete dhe 11 aparate celular. Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy