Shkëputet ballkoni i qendrës tregtare, plagosen 80 persona në Indonezi (VIDEO+FOTO)

Shkëputet ballkoni i qendrës tregtare, plagosen 80 persona në Indonezi (VIDEO+FOTO)

Ballkoni i një qendre tregtare në Xhakarta të Indonezisë është shembur duke plagosur dhjetëra persona që ndodheshin në të.

Shkak i shembjes së dyshemesë së katit të dytë nuk dihet akoma, por dyshohet që të ketë qenë prej cilësisë së dobët të hekurit, shkruar Reuters.

Shumë prej tyre janë studentë të universitetit nga Palembang në Sumatra. Ndërsa disa njerëz të tjerë ishin duke ecur nën vendkalim kur ajo u rrëzua në brendësi të ndërtesës.

Zyrtarët thonë se 80 persona janë plagosur nga ky incidet ndërsa disa prej të plagosurve janë trajtuar në vendin e ngjarjes.

Ndërtesa e ndërtuar në fund të viteve 1990, është pjesë e një kompleksi me dy kulla dhe aty ndodhen zyrat e Bankës Botërore dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare.

Ky vend ishte objektivi i një sulmi me makinë bombë nga militantët e shtetit islamikë në shtator të vitit 2000. Policia ka bërë me dije se nuk dyshohet për ndonjë sulm me bombë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy