Mish me salmonelë, bllokohen 50.2 tonë të importuar nga Brazili (VIDEO)

Mish me salmonelë, bllokohen 50.2 tonë të importuar nga Brazili (VIDEO)

Dy kontejnerë me mish të importuar nga Brazili janë bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kontrolleve në terren.

Pas analizave të kryera, në sasinë prej 50.2 tonë mish u konstatua prezencë e salmonelës.

AKU bën me dije se po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit.

Ky nuk është rasti i parë i kthimit mbrapsht të mishit të importuar. Gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish.

“Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet. Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta”, thuhet në njoftimin e AKU.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy