Një zbulim mahnitës dhe rastësor ka ndodhur së fundmi në Artikun Rus. Sipas BBC një bari ka evidentuar një ari i cili mendohet të ketë jetuar nga 22.000-39.500 vite më parë.
Ariu ka dalë në sipërfaqe për shkak të shkrirjes së acarit në në Ishujt Lyakhovsky në Rusinë veri-lindore. Interesant është fakti se ariu kishte jo vetëm dhëmbët e paprekur, por edhe hundën. Sipas studiuesve ai mendohet të jetë një specie e ariut kaf që jetoi në atë periudhë. Gjithsesi ai është dërguar në Universitetin Federal Veri-Lindor në qytetin e Yakutsk për studime të mëtejshme.
Shkencëtarët e njohur për zbulimin e mamuthëve të lashtë dhe specieve të tjera parahistorike thanë se ky ishte një rast i pashembullt. Dr Lena Grigorieva, një studiuese e paleontologjisë në universitet, tha se ariu ishte "gjetja e parë dhe e vetmja e këtij lloji" që u rikuperua me "ind të butë".
"Ishtë ruajtur plotësisht, me të gjitha organet e brendshme, madje edhe me hundën. Ky zbulim është i një rëndësie të madhe për të gjithë botën,”- tha Dr Grigorieva.
Dr Grigorieva i tha BBC se kafsha mendohet të jetë një i afërm i lashtë i ariut kaf, një specie e madhe që gjendet sot në të gjithë Euroazinë dhe Amerikën e Veriut. Shkencëtarët e tjerë rusë do të ftohen të bashkohen në studimin, me më shumë detaje që do të njoftohen së shpejti.
“Është e nevojshme të kryhen analiza radiokarboni për të përcaktuar moshën e saktë të ariut," -citoi Maksim Cheprasov i laboratorit të Muzeut të mamuthëve.
Vitet e fundit janë bërë zbulime të mëdha të mamuthëve, rinocerontëve të leshta, por edhe të disa këlyshëve të luanëve të lashtë në shpella, ndërsa shkrirja e acarit të përhershëm në zonat e mëdha në rajonin rust ë Siberisë po sjellin risi gjithmonë e më të shumta.
Vitin e kaluar, një qenush 18,000 vjeçar u gjet i ruajtur në mënyrë të përsosur me dhëmbë dhe lëkurë në ngricën e përhershme të Siberisë.



