Dy aksidente pa pasoja u shënuar në superstradën Tiranë-Elbasan, ndërsa në Gjirokastër një makinë u përfshi nga flakët. Në Itali, një shqiptar vodhi 34 euro nga kutia e të varfërve në kishë, kurse në Tiranë u arrestua një 19-vjeçar që detyroi të prostituonte një vajzë. Një 49-vjeçar procedohet penalisht, pasi kërcënonte nga burgu ish-gruan, ndërsa një gardist u arrestua, sepse përndiqte një vajzë, të cilës i kërkonte lidhje intime.



