
Pas diskutimesh të gjata në komisionin për çështje të mandatit dhe imunitetit, kuvendi i Maqedonisë nuk ka mundur t'i heqë mandatin deputetit Nikolla Gruevski.
Kjo pasi mazhoranca nuk garantoi dot shumicën e cilësuar për të votuar pro rrëzimit të mandatit, çka mund t'i hapte rrugë dorëzimit të tij në burgun e Shutkës për të vuajtur dënimin prej 2 vitesh.
58 deputetë të mazhorancës, përfshirë dhe deputetët shqiptarë, votuan pro heqjes së mandatit, 29 deputetë të VMRO-së votuan kundër.
Ndërkohë që deputetë e përjashtuar kohë më parë nga VMRO-DPMNE-ja nuk morën pjesë në seancë, duke rrëzuar shumicën e cilësuar.
Por me vendimin e Kuvendit, mandati i deputetit e vesh Gruevskin me imunitet për të vuajtur dënimin, teksa vazhdon të jetë nën hetim edhe për financim të paligjshëm të partisë VMRO-DPMNE, e cila drejtohej më parë prej tij.



