Ditën e djeshme dy përfaqësues të ambasadës keniane kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e komisariatit numër 1 ku kanë kërkuar informacion për vajzën e dhunuar dhe që prej gushtit ndodhet në spitalin e Traumës.
Lidhur me këtë ngjarje, gazetari Besmir Pula bëri me dije se ata kanë kërkuar informacion lidhur ne hetimet të cilat janë ende në fazën e dy pistave, ‘ngjarje aksidentale’ dhe ‘vrasje e mbetur në tentativë’. Ai tha se ngjarja vijon të jetë e mistershme dhe se nuk ende nuk ka një të dyshuar.
Janë gati 5 muaj që 22-vjeçarja keniane qëndron e shtuar te Trauma e cila ndodhet në gjendje kome vegjetative, në një gjendje që s’mund të flasë dhe reagojë ndaj personave të tjerë që i drejtojnë pyetje. Ditën e djeshme kanë mbërritur dy përfaqësues të ambasadës keniane në Romë për të kërkuar informacion lidhur me hetimet. Fillimisht kanë qenë në spitalin e traumës dhe më pas i janë drejtuar komisariatit nr 1. Ata kanë diskutuar lidhur me informacionet sa është bërë deri tani lidhur me hetimet, kush janë pistat që po hetohen si dhe provat që janë gjetur në vendngjarje. Hetimet aktualisht janë në fazën e dy pistave kryesore si ‘ngjarje aksidentale’ dhe ‘vrasje e mbetur në tentativë’. Po ashtu duhet thënë se janë marrë një sërë deklarimesh si dhe disa deklarime të punonjësve të kazinosë ku ajo ka pasur kontakt si dhe shoferin që e transportonte nga puna në rezidencë, por deri tani kemi vetëm pista dhe jo konkluzione dhe autorë të dyshuar. Është një ngjarje e mistershme. Nga ana tjetër, ditën e sotme përfaqësues të ambasadës keniane në Romë do të kenë një takim dhe në prokurorinë e Tiranës për të marrë informacion përsa i përket ecurisë së hetimeve, edhe pse një interesim i vonuar. Vetë dyshimet duke u nisur nga dëmtimet e shumta të shkaktuara në trup nuk të çojnë në pistë tjetër veçse në dhunimin e saj dhe më pas hedhjen nga dritarja e rezidencës ku ajo banonte.



