Hetimet e AK: Bankat dhe celularët, mungesë konkurrence (VIDEO)

Hetimet e AK: Bankat dhe celularët, mungesë konkurrence (VIDEO)

Autoriteti i Konkurrencës ka ndërhyrë gjatë vitit 2017 në tregjet me problematika, duke hapur 11 procedura hetimore, shifër rekord kjo krahasuar me vitet e kaluara.

Ajo çka raportohet nga institucioni është edhe monitorimi i vazhdueshëm në në tregje me problematika të përsëritura, ndërsa hetimi është ndërmarrë në tregun e telefonisë celulare, sektorin bankar, tregun e ngarkim shkarkimit në portin e Durrësit, tregun e distribuimit të filmave, tregun e tregtimit të lëndës së parë për prodhimin e brumit për bukë, tregun e transportit ajror, tregun e transportit ndërkombëtar detar, tregun e grumbullimit të duhanit dhe tregun e importit, depozitimit dhe shitjes së gazit të lëngët.

Raporti referon edhe 47 vendime të marra nga komisioni, nga të cilat 16 janë përqendrime dhe 9 abuzime me pozitën dominuese. Ndërkohë, për institucionin e drejtuar nga Juliana Latifi, problematikë që kërkon zgjidhje është vjelja e 13 gjobave të  vendosura në vite, vlera e të cilave arrin deri në 250 milionë lekë.  

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy