Arrestohet për trafik droge në Itali këngëtarja Elsa Lila

Arrestohet për trafik droge në Itali këngëtarja Elsa Lila

Një operacion antidrogë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në jug të Romës. Mediat italiane bëjnë me dije se 13 urdhër arreste janë lëshuar për shqiptarë dhe italianë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.  

Mes 13 personave që është lëshuar urdhër arrest është dhe këngëtarja shqiptare Elsa Lila, e cila dyshohet se mbante llogaritë e shitjes së lëndës narkotike.

I përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”, i cili është përmendur dhe herë tjetër në një operacion në korrik 2015 të Gico della Guardia di Finanza: me Arben Zogun (“Riccardino”) i cili punonte për llogari të Fabrizio Diabolik Piscitelli.

Riccardino, Titty dhe Plutoni ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy