Megjithse janë kundërshtarët më të frotë të politikës shqiptare, Rama e Berisha janë shfaqur bashkë krahpërkrah në foltorën e Kuvendit të Shqipërisë si rallë ndonjëherë. Kur kryetari i Kuvendit ftoi kryeministrin Rama për të marrë fjalën, kryeministri Berisha kërkoi fjalën për procedurë. Dhe ashtu sikurse tolerohet shpesh herë Berisha, Rama i ka lënë vendin e foltores dhe është spostuar në krah të tij. Qëndrimi pranë njëri tjetrit dhe batutat që shkëmben mes tyre u bënë video të rëndësishme në celularët e deputetëve. Qëndruan shumë afër njëri tjetrit për disa minuta. Në fund Rama e përcolli si mik të mirë duke i rrahur shpatullat.



