Demiri: Shqipëria ka mundësi të kalojë në sistemin “Open Source”, por një vend i vogël s’mund të jetë tërësisht i pavarur (VIDEO)

Demiri: Shqipëria ka mundësi të kalojë në sistemin “Open Source”, por një vend i vogël s’mund të jetë tërësisht i pavarur (VIDEO)

Eksperti i IT Erjon Demiri foli në edicionin e lajmeve në Mcn Tv mbi lëvizjet e shteteve europiane që po heqin dorë nga Microsoft për të mbrojtur të dhënat e tyre. 

 

Eksperti i IT tha se edhe Shqipëria ka mundësi të kalojë në sistemin “Open Source”, megjithatë theksoi se këto sisteme ndonëse kushtojnë më pak, kanë kosto mirëmbajtje. 

 

Sipas Demirit vende të vogla si Shqipëria nuk mund të jenë tërësisht të pavarura, por s’duhen të jenë tërësisht të varura, pasi një ndërprerje shërbimi mund të në bëjë që të ngelim “si peshku pa ujë”. 

 

Në fushën teknike u bë shumë vite që shikohet me kujdes burimi i softuerëve dhe sistemi. Sa më shumë që shikohet dominanca e një burimi të caktuar softueri, personat teknikë mundohen të gjejnë alternativa. Sot alternativat janë ato të bazuara në Open Source. Ishte e qartë që herët a vonë do vinte kjo gjë në fushën qeveritare. Mendoj që është diçka që vjen natyrshëm, për t’u shkëputur nga një dominancë dhe pasja e të dhënave nga një dorë, nga një kompani. Ato që quhen Open Source janë sisteme që kushtojnë më pak, nuk paguan te një kompani specifike, por kanë kosto te mirëmbajtja. Patjetër që Shqipëria mund të kalojë aty, por me vështirësitë e veta, duke bërë llogari sa do kushtojë mirëmbajtja, trajnimi. 

 

Microsfot është dominant, por kemi vende të Azisë që s’bazohen te Microsoft. Personat që marrin shërbime të caktuara s’do ndiejnë asgjë në asnjë lloj rasti. Impakti te personat që marrin shërbimin do jetë minimal, nëse gjërat bëhen siç duhet. Nëse gjërat s’bëhen siç duhet, do vinte me ndërprerje shërbimi dhe në rastin më të keq në humbje të të dhënave. Vende të vogla si ne asnjëherë s’janë tërësisht të pavarura. Po ndodhin ndryshime të mëdha në botë dhe teknologjia është e para që po goditet. S’duhet të jemi tërësisht të varur pasi një ndërprerje shërbimi na bën të ngelim si peshku pa ujë. Gjithmonë do varesh diku, por jo tërësisht i varur”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy