Putin pret Macron në Shën Petersburg: Dështimi i marrëveshjes me Iranin do të kishte pasoja të mëdha

Putin pret Macron në Shën Petersburg: Dështimi i marrëveshjes me Iranin do të kishte pasoja të mëdha

Presidenti Vladimir Putin tha të enjten se Rusia vlerësoi përpjekjet e Evropës për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit, pavarësisht tërheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe paralajmëroi për "pasoja të mjerueshme" nëse nuk do ishte ruajtur marrëveshja.

Putin i bëri komentet në një konferencë shtypi në Shën Petersburg, pas bisedimeve me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Ndërsa presidenti i Francës, Macron, deklaroi se Franca dhe Rusia duan të krijojnë një mekanizëm koordinimi mes fuqive botërore për të nxitur përpara gjetjen e një zgjidhjeje politike në Siri.

Macron tha se ideja ishte të bashkërendonte përpjekjet e bëra nga procesi i Astana që përfshin Rusinë, Turqinë dhe Iranin dhe "grupin e vogël", i cili është iniciuar nga Franca dhe përfshin Britaninë, Gjermaninë, Jordanin, Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite.

"Duhet të flasim për situatën pas luftës. Çelësi është të ndërtojmë një Siri të qëndrueshme", tha Macron në një konferencë shtypi së bashku me Presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë takimit mes dy liderëve, Rusia dhe Franca, kanë nënshkruar gjashtë kontrata për investime të drejtpërdrejta në Rusi me vlerë rreth 1 miliard euro.

Kontratat u nënshkruan gjatë forumit të biznesit në Shën Petersburg, që përkon me vizitën e presidentit francez.

Vizita e Macron në Rusi vjen pak ditë pas asaj të kancelares gjermane Angela Merkel, ku në fokus të bisdimeve ishte marrëveshja bërthamore me Iranin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy