Pas lajmeve se Ivanka Trump ishte personi i parë që ndikoi tek presidenti i SHBA pas sulmeve në Siri, ka ardhur edhe reagimi zyrtar i Kremlinit.
Rusia ka komentuar rolin e vajzës së parë të kreut të Shtëpisë së Bardhë, Ivanka Trump në sulmet amerikane në Siri.
Eric Trump, tha se e motra, Ivanka, ishte prekur emocionalisht nga pamjet e fëmijëve të vrarë në Siri dhe kishte ndikuar te babai, Donald Trump, President i SHBA’ve për të sulmuar administratën e Bashar al-Assad.
“Marrëdhëniet në familjen Trump nuk janë çështje të rëndësishme për Kremlinin”, tha zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitry Peskov.



