Pjesëmarrje prej 12% e votuesve/ Zguri përgënjeshtron: Shifrat nuk janë zyrtare

Pjesëmarrje prej 12% e votuesve/ Zguri përgënjeshtron: Shifrat nuk janë zyrtare

Kreu i KQZ-së Klement Zguri theksoi sot se të gjitha shifrat e publikuara deri më tani nuk janë të konfirmuara nga KQZ, dhe se ato janë të marra nga KZAZ-të, nëpërmjet komunikimeve telefonike.

Ndërkohë që sipas Klement Zgurit të gjitha këto shifra nuk janë të besueshme.

I pyetur nëse do të shkoj të votoj Zguri nuk ka dhënë një përgjigje.

 “Nuk është shifër zyrtare e ardhur nga KQZ, këto janë shifra nga KZAZ të marra me telefon.

Këto nuk janë shifra zyrtare dhe unë mendoj që nuk janë shumë të besueshme. Nuk janë zyrtare janë paraprake dhe vijnë përmes komunikimit telefonik.

Unë shpjegimet e mia i kam dhënë në KQZ dhe nuk ka nevojë për shpjegim publik”, është shprehur kreu  KQZ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy