Mësuesja e anglishtes kujton bllokimet në rrugë për 4 orë për të dhënë mësim: Isha e afërt me nxënësit

Mësuesja e anglishtes kujton bllokimet në rrugë për 4 orë për të dhënë mësim: Isha e afërt me nxënësit

Mësuesja e anglishtes, Anxhelina Mustafa, tregon se ka filluar punë në vitin 2004, ku pasi kishte bërë dy vjet shkollë, e vazhdonte me korrespodentë dhe ishte e detyruar që të punonte.

Nga Pogradeci unë u pozicionova si mësuese në fshat, në fillim ishte pak e çuditshme se isha ndër mësueset më të reja në kolektiv, por u përshtata, kam pasur goxha përkrahje nga nxënësit, kolegët, eprorët, për tu rritur.

Me nxënësit nuk kam pasur përplasje, kam pasur raporte të mira. Dita e parë fare kur kam shkuar si mësuese, isha e pakët në trup dhe dukesha edhe më e vogël në moshë.

Dhe nxënësit pyesnin, jam mësuese, apo vajza e ndonjë mësuesi. Kur u paraqita, u prezantova si mësuesja e anglishtes.

Isha mësuese për të gjitha klasat, ngarkesa ka qenë e shumtë, por kënaqësia e madhe, kisha nxënës pasiv, por edhe nxënës shumë të mirë, që të bëjnë të ndihesh krenare.

Unë aktualisht nuk po e ushtroj profesionin e mësueses, kam një tjetër profesion, dhe sot që më takojnë, në një lokal ku isha, më thanë këto i ke të paguara nga një nxënësi yt.

Ish-nxënësit kanë qenë dhe janë shumë të respektuar. Në zonën ku punoja unë, ishin nxënës që nuk e kishe nevojë të shpjegoja.

Unë u martova, u bëra me vajzë dhe kur shkëputesh, është shumë e vështirë për tu futur.

Vuaj nga migrena dhe migrena është e vështirë dhe shumë më e vështirë kur je mësuese se ke shumë tensione.

Kam qenë mësuese autoritare dhe e bindshme.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, mësuesja kujton se udhëtonte gati dy orë për të shkuar në fshat për të dhënë mësim dhe se kur bllokoheshin rrugët, ngelnin me orë të tëra deri sa zhbllokoheshin ose ktheheshin mbas.

Mustafa tregoi se iu ka ndodhur që të qëndrojnë dhe nga katër orë të bllokuar nga dëbora.

Ndër të tjera zbuloi se si i ndihmonte nxënësit që të bënin dhurata për nënën me rastin e 8 Marsit dhe në këtë drejtim shtoi, “Më pëlqen që të tjerët të ndihen mirë. Kam qenë sa autoritare edhe e afërt me nxënësit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy