Glevio Tabaku nga qëndresa qytetare në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me punësimin e rinjve për të cilën u shpreh se ndihmesa e tyre e parë duhet të vinte nga Universiteti. Ai tha se mbetet problematike mungesa e funksionimit të zyrave të karrierës dhe se shumica e studentëve punësohen në Call center apo fasoneri. Sipas tij, mundësitë e punësimit mbeten një trampolinë për largimin e të rinjve jashtë vendit. “Çështja e punësimit të studentëve është çështje thelbësore sepse dhe kur pyeten për tu larguar nga vendi çështja e punës është një nga faktorët që ata rendisin. Dua të prek pjesën që kur vjen puna te punësimi i studentëve duhet të jetë universiteti ai që duhet të bënte ndihmesën e parë për punësim përmes zyrave të karrierës. Në vendet perëndimore e kam parë nga afër se si ata e bënin në zyrën e karrierës ku të japin një listë të konsiderueshme ku ti mund të punësohesh, këtu se kemi këtë, por për një student zyra e karrierës në universitet duhet të jetë pikënisja e tij e parë. Fatkeqësisht si kemi funksionale këto zyra karriere, kjo për mendimin tim është problematike dhe kërkon një reformim të tyre. Është e rëndësishme për një studentë të ketë një eksperiencë, por që kjo të funksionojë duhet zyrat e karrierës që ti mbështesin”. I pyetur se në çfarë sektorë kryesisht punojnë të rinjtë, Tabaku tha se në momentin që nuk futen në profesion ata detyrohen të punojnë shitës, call center, fasoneri, dhe kjo sipas tij nuk është e gabuar, por problemi qëndron në faktin se ata mbeten aty dhe pas diplomimit. “Nuk do ishte e drejtë të fajësonim vetëm sistemin për punësimin e të rinjve. Unë kam studiuar informatikë dhe ajo që kam vënë re te studentët e fakultetit tim është se duan të rrinë vetëm mbi libra dhe jo të angazhohen për punë që do i ndihmojë në të ardhmen. Pra problemi nis nga universiteti që duhet ti mbështetës, por dhe studentët nuk i investojnë dijet e tyre te fillimi i një pune apo marrja e eksperiencës sepse disa gjëra nuk ti mëson vetëm shkolla. Kur je i ri do të kesh një punë jo vetëm për të marrë lekët, por dhe të ndërtosh një eksperiencë për të ndërtuar karrierën tënde. Eksperienca po shihet si një trampolinë për të shkuar jashtë shtetit. Do konsideroja marrjen e të ardhurave, por dhe eksperiencën. Në vijim ai theksoi se Tirana është i vetmi qytet që të ofron mundësi reale dhe konkurruese për të ardhura të mira dhe të sigurta për veten. ‘Universitete kemi në disa qytete por dhe në përfundim ata pretendojnë të kthehen në Tiranë sepse të ofron larmishmëri punësimi. Ardhja në Tiranë të ofron një gamë më të gjerë për të punuar. Ka raste punojnë dhe të gjimnazistëve që punojnë kryesisht në bar kafe, edhe ato familje që kanë biznese angazhojnë fëmijët, pra kemi një punësim dhe të gjimnazistëve.



