
Ambasada Amerikane në Tiranë, ndërsa ka shpërndarë edhe thirrjen e publikuar më herët nga SHBA, i bën apel të gjithë qytetarëve amerikanë që ende janë në Ukrainë të largohen menjëherë.
Këshilltari Amerikan i Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan, ka bërë thirrje urgjente për largim nga Ukraina në një afat jo më shumë se 24 apo 48 orë.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan: Ne nxisim të gjithë qytetarët amerikanë që janë ende në Ukrainë të largohen menjëherë. Ne duam të jemi të qartë në këtë pikë, çdo amerikan në Ukrainë duhet të largohet sa më shpejt që të jetë e mundur në 24-48 orët e ardhshme.



